Shala: Mjetet e Trustit që po i ekspozohen inflacionit t’i kthehen qytetarëve (video)

07 dhjetor 2022 | 15:55

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, para Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ka argumentuar idenë se pse duhet të u mundësohet qytetarëve tërheqja e një pjese të mjeteve nga Trusti.

Duke folur për krizën ekonomike dhe inflacionin, Shala ka bërë me dije se 60 për qind është rritur kërkesa në sistemin bankar për kredi nga ana e qytetarëve.

Ai ka thënë se Trusti ka tërhequr rreth 500 milionë euro nga sistemi bankar dhe i mbanë kesh.

“500 milionë euro të mbajtura kesh nga Trusti, duke iu ekspozuar një shkalle prej 15 për qind të inflacionit, cila është më e arsyeshme: të jenë mjetet të qytetarët apo t’i ekspozohen legjislacionit prej 15 për qind?”.

“Unë nuk e besoj që ka logjikë ekonomike, as sociale e as shkencore që pajtohet që mjetet të devalvohen dhe të mos u kthehen atyre (qytetarëve) që praktikisht i kanë të vetat”, ka thënë Shala.

Shala ka kërkuar nga pushteti që mos ta politizojë çështjen e Trustit, duke thënë se çdo vonesë është humbje për buxhetin e Trustit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka reaguar pas humbjes turpëruese…