Shala: Projektligji për ushtrinë nuk është bërë pa pajtimin e ndërkombëtarëve

18 shtator 2018 | 15:53

Kryetari i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se çështja e procedimit të Projektligjit për shndërrimin e FSK-së në Ushtri duhet të shkojë deri në fund.

“Unë mendoj se Qeveria dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK) nuk ka ndërmarrë diçka e duke mos e pasur pajtimin e partnerëve ndërkombëtarë”, ka theksuar Shala.

Ai ka thënë për “Telegrafin” se ende nuk kanë pranuar këtë projektligj.

“Por kur të vijë, ne do ta procedojmë për më tutje në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Shala.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe atë për shndërrimin e MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka…