Shala rikthehet te Vushtrria

10 janar 2023 | 17:04

Futbollisti Bashkim Shala është rikthyer në skuadrën e Vushtrrisë, e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“FC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje një vjeçare me Bashkim Shala. Një ndër mesfushorët më të dëshmuar dhe me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, do të jetë pjesë e jona dhe do të rrugëtojmë së bashku drejt objektivave të klubit. Mirë se vjen Baki ? Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i kombëtares së Gjermanisë Lukas Podolski, para disa ditësh…