Shala: Taksa 100 për qind ndaj Serbisë u vendos për mbrojtjen e ekonomisë së Kosovës

21 nëntor 2018 | 17:03

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka sqaruar për publikun se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, është bërë në mbrojtje të ekonomisë së Kosovës.

Gjatë një konference për media, ministri Shala ka apeluar te Qeveria e Kosovës që vazhdojë ta mbajë këtë masë derisa Serbia dhe Bosnja ta trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran.

“Në këtë çështje jam duke kryer detyrat e mia si ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Kjo masë është marrë në mbrojtje të ekonomisë së vendit e mbi të gjitha në mbrojtje të sigurisë kombëtare. Besoj që Qeveria ta mbajë këtë masë, pasi Serbia dhe Bosnja e çdo shtet tjetër duhet ta trajtojnë Kosovën si shtet e jo ta dëmtojnë çdo hap të shtetit tonë”, ka thënë Shala.

EkonomiaOnline

Gepostet von Endrit Shala am Mittwoch, 21. November 2018

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Learta Jakupi është bërë shumë e njohur sidomos pas hyrjes…