Shala: TechPark do t’ju shërbejë kompanive inovative

26 korrik 2019 | 15:16

Ministri i Inovacioni dhe Ndërrmarrësise, Muzafer Shala, sot ka vizituar Parkun e Teknologjisë TechPark Prishtina për të parë nga afër punimet për të funksionalizuar atë.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se TechPark do t’ju shërbejë kompanive inovative që të krijojnë produkte të reja dhe ngritin eksportin e shërbimeve.

“Sot Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje te eksportit në IT por kemi nevojë të investojmë shumë më tepër në zhvillim e shkathtësive të të rinjve tanë i cili edhe është fokusi i jonë në Ministri. Do ti ndihmojmë kompanive tona që të zhvillojnë sa më shumë kapacitetet e veta, të investojnë në R&D, të rrisin eksportet dhe në këtë mënyrë, të gjenerojmë punësim dhe zhvillim ekonomik. Kosova mund të gjeneroj deri në 50,000 vende pune vetëm në fushën e IT-së brenda 10 viteve të ardhshme dhe do punojmë sa më shumë që ta arrijmë këtë!”, ka shkruar Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kazermën e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) “Adem…