Shala thotë se me Projektligjin për tatimin në pronë goditen kategoritë sociale dhe mërgata

10 korrik 2023 | 14:07

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ferat Shala, i ka quajtur të habitshme veprimet e qeverisë për ta tejkaluar Projektligjin për tatimin në pronën e paluajtshme.

Kategoritë sociale dhe mërgata, janë disa nga kategoritë që sipas Shalës goditën më së shumti nga ky projektligj.

“Është e habitshme se si qeveria në mënyrë apriori po mundohet ta përshpejtojë këtë projektligj. Nuk e kuptoj as sot se kush dëshiron të përfitojë kur e dimë se qeveria i ka me qindra milionë euro të pashfrytëzuara”, ka thënë Shala. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala ka konfirmuar besnikërinë për klubin e Romës, ani…