Shala transferohet te Erzurumspori

08 shtator 2021 | 12:47

 Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka arritur marrëveshje me klubin turk Erzurumspor, nga klubi norvegjez, Stabaek.

Herolind Shala është rikthyer në futbollin turk, por kësaj radhe në Ligën e Parë dhe jo në Superligë. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi norvegjez, Stabaek, për transferimin e mesfushorit me klubin Erzurumspor.

“Ne kemi rënë dakord sot me BB Erzurumspor për një transferim për Herolind Shala. Kur erdhi në Stabæk, ai kishte një dëshirë të fortë që ne të jemi pozitivë nëse do të kishte një ofertë nga jashtë – dhe kjo ka ndodhur tani”, thuhet në njoftimin e klubit norvegjez. Shala ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy fëmijë kanë vdekur në Ujz të Gjakovës si pasojë…