Shala vendos të komunikojë nga distanca me elektoratin e PDK-së, kjo është arsyeja

07 shkurt 2021 | 16:50

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka bërë me dije se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

“Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.
Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid-19. Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore dhe do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Të dashur miq,

Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.

Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid-19.

Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore dhe do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca.

Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju siguroj se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t’i vazhdojmë agjendat e parapara.

Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!

I juaji: Ferat Shala!

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diele), Liverpooli është nikoqir i Manchester Cityt, përballje…