
Shala: Vizioni i Veselit, garanci e synimeve shtetërore e kombëtare
16 qershor 2019
| 17:17
Ish-ministri i Mjedisit dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Ferat Shala, ka uruar Kadri Veselin për rizgjedhjen në krye të kësaj partie.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vizioni i Veselit është garanci e synimeve shtetërore e kombëtare.
“Mikut, bashkëluftëtarit dhe bashkëpartiakut tim, Kadri Veseli, urime rizgjedhja kryetar i PDK-së. Vizioni i juaj është garanci e suksesit dhe synimeve shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/