Shaqir Totaj, kryetar i ri i PDK-së në Prizren

13 prill 2019 | 14:27

Dega e PDK-së në Prizren, është duke e mbajtur sot Konventën e saj Zgjedhore. Delegatët pasi të kanë votuar Këshillin Drejtues, ata pritet të votojnë për kryetarin e ri të degës së së këtij subjekti politik, raporton TV Prizreni.

Me shumicë votash, kryetar i ri i degës pritet të votohet, Shaqir Totaj, i cili nuk ka kundërkandidat tjetër për postin e të parit të kësaj partie, kryetar i së ciles deri më tani ka qenë, Minir Krasniqi.

Ndryshe, kandidaturën për kryetar e ka tërhequr, Nijazi Kryeziu./tvprizreni.info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita e pare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të…