Shaqiri dëshiron të pensionohet në Basel

26 shkurt 2019 | 17:57

Ylli shqiptar i skuadrës së Liverpoolit, Xherdan Shaqiri në një intervistë për të përditshmen gjermane “Sport1”, ka zbuluar se dëshiron të kthehet te klubi i tij i fëmijërisë, Basel.

“Do të ishte shumë mirë të kthehem te Baseli. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mua. Por, unë nuk e përjashtoj mundësinë që të shkoj në Amerikë ose në Kinë. Mua më pëlqen shumë të shkoj në vende të reja dhe të përjetoj kultura të reja. Por, patjetër, ëndrra ime do të ishte të kthehem në Basel përsëri”, ka thënë Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e re e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR)…