Shaqiri: Duhet të jemi të guximshëm

07 dhjetor 2018 | 10:32

Liverpooli e ka mposhtur Burnleyn (1-3), kurse golin e tretë e ka shënuar Xherdan Shaqiri. Futbollisti shqiptar ka thënë se skuadra e Liverpoolit në të tilla ndeshje duhet të jetë më e guximshme.

“Kloppi na ka thënë se duhet të përfshihemi më tepër në lojë, të jemi më të gjallë dhe ta fitojmë topin më tepër sepse shpeshherë kemi kthyer topin prapa e jo përpara. Në pjesën e dytë ia dolëm më mirë dhe e menaxhuam lojën shumë mirë dhe shënuam tre gola. Duhet të jemi më guximtarë në këto ndeshje”, ka thënë Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë…