Sharapova synon Olimpiadën

25 tetor 2018 | 11:35

Tenistja ruse Maria Sharapova synon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe për këtë arsye synon të rikthehet në ekipin kombëtar.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës Ruse të Tenisit, Shamil Tarpishev. “Për fat të mirë, Maria është pranë rikthimit në kombëtare. Ajo do të nisë së shpejti përgatitjet për sezonin e ri. Maria synon të luajë në Olimpiadë, ndaj për të pjesëmarrja në kombëtare është e rëndësishme”, ka thënë Tarpishev, duke shtuar: “Ne e vlerësojmë shumë faktin që Sharapova është sërish e gatshme ta ndihmojë ekipin kombëtar, pasi është një teniste që ka dhënë shumë për ne”. Me shumë gjasa, Maria Sharapova do të jetë në fushë edhe në turneun e Hopman Cup, që zhvillohet në Australi më 29 dhjetor – 5 janar, turneu i parë ekipor i sezonit të ri. Tenistja ruse ka fituar vetëm një medalje argjendi në Olimpiadën e “Londër 2012”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka analizuar…