Sharon Stone, thirrje amerikanëve ta ndëshkojnë Trumpin

18 gusht 2020 | 08:47

Sharon Stone u ka kërkuar amerikanëve që të mos votojnë për Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit. Duke e quajtur “vrasës”, ylli i Hollywoodit ka kërkuar të votohen Joe Biden dhe Kamala Harris. “Me gratë në pushtet ne do të luftojmë për familjet tona. Do të luftojmë që njerëzit të jetojnë. Do të luftojmë që njerëzit të testohen. Sepse të vetmet vende që po kanë sukses kundër Covidit janë ato që kanë gra lidere. Ju lutem votoni. Dhe ju lutem çfarëdo që të bëni, mos votoni për një vrasës”, theksoi ylli i ‘Total Recall”.

Stone u tha fansave se motra e saj Kelly është diagnostikuar me koronavirus.

“Motra ime Kelly, e cila ka lupus, tani ka edhe Covid-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju që nuk ka mbajtur maskë e bëri këtë”, shkroi ylli i Hollyëoodit teksa bëri publike disa foto nga dhoma e spitalit të motrës së saj. “Ajo nuk pati një sistem shëndetësor mbështetës. I vetmi vend ku shkoi ishte farmacia”, shkroi Stone.

“Ju lutemi ndizni qirinj për motrën time Kelly dhe burrin e saj, mikun tim të dashur Bruce”, tha aktorja në postimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shkurtuar avantazhi i Joe Bidenit ndaj Donald Trump në…