Shatërvani i Trevit, kthehet në vend ‘lufte’ për selfie-n perfekte

10 gusht 2018 | 15:51

Dy turiste në kërkim në vendit perfekt për selfie-n perfekt, kanë shkaktuar jo pak kaos në të famshmin shatërvan të Trevit, në Romë. Një përleshje e vërtetë shpërtheu pasi një 19-vjeçare nga Holanda dhe një italo-amerikane 44-vjeçare, donin që të bënin selfie para monumentit, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë..

Ajo që nisi si një luftë fjalësh u shndërrua në një luftë fizike mes dy femrave dhe familjarët e tyre respektivë po ashtu u përfshinë. Asnjëra prej dy femrave nuk pranonte të hiqte dorë nga vendi i preferuar dhe në përfundim, tetë persona u përfshinë në përleshjen që u zhvillua në sytë e qindra e qindra turistëve.

U desh ndërhyrja e dy oficerëve të policisë që përleshja të merrte fund, por armëpushimi zgjati vetëm pak minuta dhe dy oficerë të tjerë u thirrën në ndihmë për ta shuar sherrin një herë e mirë…Turistet e përfshira pësuan thjeshtë lëndime të lehta, por përtej kësaj, u akuzuan për akte të dhunshme.

Shatërvani i Trevit, tërheq me mijëra vizitorë çdo vit. Patrullimet atje janë shtuar që pas një restaurimi që kushtoi 1.6 milionë euro në 2015. Vitin e kaluar Roma premtoi se do të luftonte sjelljet e pahijshme përreth shatërvanit, me gjoba deri në 240 euro për ata që gjenden duke ngrënë apo që fusin qoftë edhe këmbët në ujin e shatërvanit. Banorët janë veçanërisht të zemëruar me turistët që përpiqen të përsërisin skenën e filmit të famshëm të Federico Fellinit, “la dolce vita”, në të cilën, aktorja e ndjerë suedeze Anita Ekberg, futet në shatërvan./TCH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e Brigadës…