ShBA bën gati ‘Dream Team’ për spektakël në Paris

24 janar 2024 | 16:30

Me numërimin mbrapsht që ka nisur për Olimpiadën e Parisit, të gjithë shtetet janë duke u bërë gati duke grumbulluar lojtarët më të mirët për çdo sport.

Në basketboll për meshkuj nuk është lajm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoriti kryesor për medaljen e arit.

Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr duket se do të jetë e papërballueshme këtë verë.

Media përtej oqeanit bëjnë me dije se yjet e NBA janë të gatshëm për të formuar një “Dream Team”.

Në listën paraprake bien në sy emrat e mëdhenj të këtij sporti si LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant e shumë të tjerë. Trajneri Steve Kerr do të njoftojë në muajt në vijim se cilët do të jenë 12-të të përzgjedhurit për eventin e madh që zhvillohet një herë në 4 vjet.

Në SHBA ka një uri të madhe për të fituar, pasi skuadra amerikane ka zhgënjyer në 2 botëroret e fundit ku ka marrë pjesë.

Vitin e shkuar ShBA u mund në gjysmëfinale nga Gjermania, që më vonë u shpall kampione e atij turneu.

Lojërat Olimpike të Parisit do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht me amerikanët që duan të mbrojnë kurorën e tyre, pasi janë fitues të medaljes së artë në 4 olimpiadat e fundit.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…