Presidentja Osmani dhe ambasadori i Francës diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

24 janar 2024 | 16:28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guerot.

Në këtë takim është diskutuat për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Francës.

Presidentja Osmani ka folur edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian, si një vend që ka dëshmuar angazhim serioz përmes reformave rrënjësore.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka marrë vendim…