SHBA dhe BE i reagojnë Rusisë pas arrestimit të Alexei Navalny

17 janar 2021 | 23:16

Autoritetet ruse e kanë arrestuar kritikun e shquar të qeverisë ruse, Alexei Navalny, me të arritur në Moskë nga Gjermania ku po trajtohej për shkak të helmimit që i është bërë.

Ky arrestim ka nxitur reagime nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, shkruan Reuters, transmeton “Klan Kosova”.

Këshilltari i ardhshëm amerikan i sigurisë kombëtare në Administratën e Joe Biden,  Jake Sullivan, ka reaguar në Twitter duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny. “Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe autorët e sulmit të egër mbi jetën e tij duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Gjithashtu edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny.

Michel ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që me shpejtësi të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Gani Buja, babai i Ramë Bujës. Varrimi…