SHBA do t’u shpallë “luftë” veprimtarive që cënojnë demokracinë

06 dhjetor 2021 | 08:09

Në prag të nisjes së Samitit të SHBA-ve për Demokracinë, Departamenti amerikan i Thesarit do të vendosë një sërë sanksionesh javën e ardhshme, duke synuar personat e përfshirë në korrupsion dhe  abuzimet serioze të të drejtave të njeriut, që cënojnë demokracinë.

Thesari do të shpallë gjithashtu propozime të hartuara  për të mbyllur hapësirat që lejojnë zyrtarët e korruptuar të shfrytëzojnë tregun e pasurive të paluajtshme, tha zëdhënësi, shkruan Reuters.

“Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën, duke përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës…