ShBA-ja administron më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër Covidit

12 prill 2021 | 14:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë administruar më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër Covidit si dhe ka shpërndarë deri më tani 237 milionë doza, ka bërë me dije Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas medieve ndërkombëtare, CDC-ja ka treguar se 119 milionë njerëz janë vaksinuar më së paku një dozë, derisa 72 milionë janë injektuar plotësisht.

Bazuar në të dhënat e agjencisë, rreth shtatë milionë doza të vaksinave janë administruar në ambientet e kujdesit afatgjatë.

ShBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia, dhe deri më tani ka regjistruar 31.1 milionë raste si dhe 562 mijë viktima.

Pas ShBA-së vjen India me rreth 13.5 milionë infeksione të regjistruara, pasuar nga Brazili, i cili ka raportuar 13.4 milionë të prekur nga Covidi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në…