Të enjten do të shënohet 22-vjetori i të pagjeturve dhe martirëve të Mitrovicës

12 prill 2021 | 14:34

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në takim, Xhyle Haziri nga shoqata “Zëri i Prindërve”, me të cilën ka biseduar lidhur me aktivitetet në shënimin e përvjetorit të Ditës së të Pagjeturve në Komunën e Mitrovicës.

Gjatë këtij takimi është theksuar se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid- 19, organizimi i aktiviteteve të bëhet sipas udhëzimeve të IKSHP-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kështu, të enjten, më 15 prill duke filluar nga ora 11:00 do të nderohen viktimat e masakrës në “Lagjen e Boshnjakëve”, tek “Shtëpia Muze” dhe më tutje do të vazhdohet me homazhe në varrezat e martirëve në Shipol.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur shqetësuese, siç…