AGK-ja: FFK-ja të marrë masa ndaj trajnerit Batatina

12 prill 2021 | 14:29

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur shqetësuese, siç ka thënë, gjuhën seksiste dhe fyese të trajnerit të futbollit, Tahir Batatina, në drejtim të gazetares së sportit, Qëndresa Krelani.

“Batatina gjatë një emisioni televiziv i është drejtuar gazetares me fjalët: ‘Ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në këtë mënyrë jo…. niveli yt nuk është i një gazetareje, duke filluar prej dukjes’…Gjuha seksiste, ofenduese dhe krejtësisht joadekuate e përdorur nga Batatina është tejet shqetësuese dhe e papranueshme. Për AGK-në, nuk është shqetësuese vetëm sa pak janë të përfaqësuara gratë në medie, por edhe si përfaqësohen ato”, thuhet në reagim.

AGK-ja gjithashtu ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK-ja, të marrë masa ndaj trajnerit Batatina për gjuhën e përdorur, si dhe ka inkurajuar të gjitha gazetaret që pavarësisht seteorotipave të shoqërisë, të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit të tyre, në cilëndo fushë që ato dëshirojnë të raportojnë.

Debati ka ndodhur të dielën në emisionin Sporti Total në KTV. E gjitha ka nisur kur Krelani ka pyetur trajnerin Batatina për objektivat e ekipit.

“Më trego zotri Batatina, kur vazhdimisht i ke këto rezultate, cilat janë objektivat”, ndërkaq Batatina ia ka kthyer se ajo nuk mund ta analizojë futbollin në këtë mënyrë, duke shtuar se “në gazetari mundesh me palu gazeta ose me pastru diçka”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Rrahman Paçarrizi i ka komentuar kritikat e opozitës…