ShBA-ja dëbon 60 diplomatë rusë

26 mars 2018 | 15:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë për shkak të rastit të ish-spiunit në Britani të Madhe.

Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se po i përjashtojnë katër diplomatë rusë.

Disa vende të tjera evropiane raportohen të ndjekin shembullin e tyre.

Krerët e Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord javën e kaluar se ishte shumë e mundshme që Rusia qëndron pas helmimit të një ish-spiun rus dhe bijës së tij në Britani të Madhe.

ShBA gjithashtu do të urdhërojë mbylljen e konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në ShBA, 48 diplomatë është thënë se janë të vendosur në ambasadën ruse dhe të tjerët janë në OKB në Nju Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin 19-vjetorit…