Veseli: Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë

26 mars 2018 | 15:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin 19-vjetorit të masakrës së Krushës ka përkujtuar të rënët.

Ai ka thënë se Krusha e Rahovecit ia kujton vendosmërinë e qytetarëve për lirinë.

“Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë. Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm. Këtu shihet përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut – lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi më i fundit i Qeverisës së Shqipërisë për heqjen…