ShBA-ja dënon testimin raketor në Iran

02 dhjetor 2018 | 16:15

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar ndaj lansimit të armës shkatërruese nga Irani, duke theksuar se një raketë e tillë mund të futet në shumë luftëra.

“Kjo raketë ka aftësi të godas pjesë të Evropës si dhe çdo lokacion në Lindjen e Mesme. Ky testim shkel Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që flet për marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore”, ka thënë Pompeo.

Pompeo ka shtuar se përhapja e raketave në Iran po rritet dhe tërhoqi vërejtjen për ndërprerjen e këtyre aktiviteteve.

Këto reagime vijnë pas tensioneve në mes Teheranit dhe Uashingtonit, për shkak të sanksioneve të rikthyera nga ShBA-ja drejt Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ka përgatitur Ligjin për amnistinë e fundit të vitit…