SHBA-ja dërgon delegacion të nivelit të lartë në Tajvan

05 gusht 2020 | 12:30

Qeveria amerikane tha se do të dërgojë zyrtarë të lartë në Tajvan, për të diskutuar situatën me pandeminë e koronavirusit dhe çështje të tjera.

Sekretari amerikan i shëndetësisë, Alex Azar tha se ai do të udhëheq delegacionin në Tajvan.

Azar do të jetë zyrtari i rangut më të lartë të kabinetit amerikan që viziton ishullin që nga viti 1979, raporton “New York Times”.

Azar tha se ai do të diskutojë mbi situatën epidemiologjike në Tajvan.

Përgjigja e Tajvanit ndaj pandemisë ka marrë lëvdata ndërkombëtare, por Kina ka kërkuar të mbajë ishullin vetëqeverisës jashtë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Vizita amerikane mund të përshkallëzojë tensionet me Kinën, e cila e konsideron Tajvanin si një rajon rebel që duhet të ribashkohet me territorin e Kinës- edhe me forcë nëse është e nevojshme./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dënim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga mekanizmat e…