ShBA-ja do t’i trajnojë pilotët ukrainas për avionët luftarakë ‘F-16’

25 gusht 2023 | 14:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të fillojnë trajnimin e fluturimit për pilotët ukrainas në avionët luftarakë F-16.

Trajnimi pritet të fillojë në tetor në Arizona, pasi pilotët të marrin trajnimin e gjuhës angleze muajin e ardhshëm, shkruan “Reuters”.

Kjo ka ardhur pasi Danimarka dhe Holanda u zotuan t’i dhurojnë Ukrainës “F-16”, duke përmbushur një dëshirë të Ukrainës, për të cilën thotë se do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore dhe në kundërsulmin e saj kundër pushtimit të Rusisë.

Edhe eryeministri i Norvegjisë të enjten tha se vendi i tij do t’i japë Ukrainës gjithashtu avionë luftarakë “F-16”.

Danimarka ka filluar trajnimin e tetë pilotëve ukrainas në fluturimin “F-16”. Ata kanë mbërritur në bazën ajrore ushtarake daneze në Skrydstrup së bashku me 65 personel të cilët do të trajnohen për mirëmbajtjen dhe servisimin e avionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tiktokeri Blerton Sadrija ka bërë me dije se është tërhequr…