SHBA-ja duhet të jetë ndërmjetësuese e marrëveshjes Kosovë-Serbi

13 gusht 2020 | 20:57

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë ndërmjetësues të marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Duke shpërndarë një postim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për arritjen e marrëveshjes historike në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ajo ka thënë se lidershipi amerikanë është vendimtar për përparim diplomatik.

“E mirëpresim Marrëveshjen e Përbashkët në mes të Izraelit dhe Emirateve Arabe për normalizim të plotë të marrëdhënieve, e cila u ndërmjetësua nga SHBA”.

“Lideshipi amerikan është vendimtar për arritjet diplomatike që kanë synim stabilitetin dhe paqen gjithandej botës. Marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu duhet ndërmjetësuar nga lidershipi amerikan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se tërheqja e…