ShBA-ja lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

14 mars 2023 | 20:26

Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.

Kalathil vlerësoi lartë edhe angazhimin e presidentes, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se Kosova përgjatë vitit të kaluar, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirje me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Presidenca e Kosovës është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkë-udhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.

Edicioni i dytë i Samitit për Demokraci mbahet më 29 dhe 30 mars 2022 dhe pjesëmarrëse janë mbi 100 shtete.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtëpi është kapluar nga zjarri në Qyshk të Pejës.…