SHBA-ja në bisedime me vendet e tjera për shkurtimin e mundshëm të gazit në Evropë nga Rusia

25 janar 2022 | 22:49

Një zyrtar amerikan ka thënë se SHBA-ja po ashtu po punon për të identifikuar vëllime shtesë të gazit natyror jo nga Rusia, por nga zona të tjera të ndryshme të botës, respektivisht nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme në Azi dhe SHBA.

Sipas zyrtarëve amerikanë, SHBA është në diskutime me prodhuesit kryesor të gazit natyror në përgjigje të një shkurtimi të mundshëm nga Rusia për shkak të sanksioneve që do të hyjnë në fuqi në rast të një pushtimi të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se SHBA po angazhon aleatët e saj evropianë për të “koordinuar planin tonë të reagimit, përfshirë bisedën me ta se si ata pozicionojnë rezervate tyre ekzistuese të energjisë, të cilat këtë vit padyshim janë në nivele shumë të ulëta për shkak të reduktimit të furnizimeve ruse gjatë muajve të fundit”.

Zyrtari tha se SHBA-ja po ashtu po punon për të identifikuar vëllime shtesë të gazit natyror jo nga Rusia, por nga zona të tjera të ndryshme të botës, respektivisht nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme në Azi dhe SHBA.

“Respektivisht, ne jemi vetëm në diskutime me prodhuesit kryesor të gazit natyror në mbarë globin, për të kuptuar kapacitetin dhe vullnetin e tyre për të rritur përkohësisht prodhimin e gazit natyror dhe për t’i shpërndarë këto vëllime për blerësit evropianë. Rusia normalisht furnizon Evropën me rreth 40 bcm (miliardë metra kub) gaz në vit përmes Ukrainës”, tha zyrtari.

SHBA po punon me aleatët dhe partnerët e saj në Evropë për të përgatitur një sërë masash të rënda ekonomike për t’i imponuar Rusisë nëse pushton Ukrainën.

“Dhe për të përsëritur, ne jemi të përgatitur të zbatojmë sanksione me pasoja masive që nuk u morën parasysh në vitin 2014. Kjo do të thotë se gradualizmi i së kaluarës ka mbaruar”, theksoi zyrtari.

Tensionet në Ukrainë janë rritur tashmë disa muaj pasi Kremlini grumbulloi dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit të Ukrainës, një rritje që Perëndimi thotë se është përgatitje për luftë. NATO dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse Rusia pushton fqinjin e saj.

Rusia vazhdimisht ka mohuar ndonjë planifikim për të pushtuar, duke theksuar se trupat e saj janë atje për stërvitje, por në vitin 2014 ajo aneksoi Gadishullin e Krimesë së Ukrainës në vitin 2014./anadolu agency/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërprerja e qasjes së Rusisë tek dollari amerikan dhe bankat…