ShBA-ja nis tërheqjen nga OBSh-ja

08 korrik 2020 | 13:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar nisjen zyrtare të procedurave për tërheqjen nga anëtarësia e Shteteve të Bashkuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një veprim të paralajmëruar që në muajin maj, kur shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi këtë organizëm se po i shërbente Kinës në mënyrë të njëanshme në mesin e pandemisë së COVID-19.

Trump ka njoftuar këtë të mërkurë Kongresin për vendimin e tij, teksa procesi pritet të zgjasë një vit.

Zyrtarët e OKB-së shprehën keqardhje për këtë vendim të numrit një të Shteteve të Bashkuara, vendit që vitin e kaluar dha kontributin më të madh me 400 milionë dollarë ose 15% të buxhetit. Vende të tjera si Kina dhe Gjermania premtuan mbushjen e boshllëkut financiar.

Zyrtarët e administratës amerikane thanë se tërheqja erdhi pasi OBSh nuk pranoi propozimet e Uashingtonit për reformimin e institucionit më të lartë shëndetësor në botë.

Pa i specifikuar kërkesat, Trump kërkoi dy muaj më parë reformim thelbësor të OBSh-së. Ai akuzon Kinën si përhapëse të COVID-19 nëpër botë dhe OBSh-në se ndihmon Pekinin për të fshehur fajin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë…