ShBA-ja për festimin e Ditës së Republikës Sërpska: S’do të hezitojmë të veprojmë

09 janar 2024 | 14:15

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Sarajevë, ka paralajmëruar se do të reagojnë nëse në Bosnje Hercegovinë do të ketë sërish shkelje të marrëveshjes së Dejtonit. Ky reagim vjen pas reagimeve se do të festohet 9 janari si Dita e Republikës Sërpska.

Në reagimin e Ambasadës amerikane është thënë se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë Hercegovinës e ka bërë të qartë në vendime të shumta se festimi i Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar është jokushtetues.

Më tutje, në deklaratën e ambasadës amerikane është thënë se çështja nuk është festimi i festës, por vendimi për ta bërë këtë më 9 janar. Lidhja e përkujtimit me një festë fetare ortodokse shkel disa dispozita të Kushtetutës së Bosnjës që ndalojnë diskriminimin.  Sipas Ambasadës së ShBA-së, kjo është çështje ligji, jo opinion.

“Neni III (3) i Kushtetutës së Dejtonit kërkon që entitetet të respektojnë plotësisht vendimet e institucioneve të BiH, duke përfshirë vendimet përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të BiH. Mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BiH përbën një vepër penale sipas Kodit Penal të BiH. Edhe kjo është çështje ligjore, jo opinion”.

“Pritjet e Shteteve të Bashkuara janë që autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore të hetojnë çdo shkelje të ligjit që ndodh në lidhje me festimin e Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar. Shtetet e Bashkuara kanë vepruar për të adresuar veprimet anti-Dajton si ky në të kaluarën dhe nuk do të hezitojnë ta bëjnë këtë përsëri në të ardhmen”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Sarajevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo Bonucci është në kërkim të një klubi të ri…