ShBA-ja raporton 2 200 viktima nga virusi korona

29 mars 2020 | 08:28

Sipas faqes “Worldometers”, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 2 200. Rreth 125 000 njerëz janë infektuar, ndërsa mbi 1 000 janë shëruar. Më së shumti vdekje u raportuan në shtetin e Nju Jorkut me 725 viktima deri më tani, ndërsa vetëm në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar 672 të vdekur.

Zyrtarët e shtetit të Illinoisit e raportuan vdekjen e parë të një të mituri nga pandemia. Viktima ishte një foshnjë nën moshën njëvjeçare, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kanë vendin e parë në botë për numrin e personave të infektuar me koronavirus, Italia është e para me shifrën e viktimave prej më shumë se 10 mijë personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të publikuara pak minuta më parë nga…