ShBA-ja raporton mbi 175 mijë raste të reja me Covid-19

07 dhjetor 2020 | 08:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të prijnë me numrin e të infektuarve dhe viktimave sa i përket pandemisë COVID-19 në botë – ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë raportuar 175 mijë e 663 raste të reja me COVID-19.

Sipas Universiteti Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit 1 mijë e 113 amerikanë kanë humbur jetën nga ky virus, shkruan CNN,  .

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Amerikë ka arritur në 14 milionë e 757 mijë të infektuar, teksa kanë vdekur 282 mijë e 299 persona.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

SHBA raporton mbi 175 mijë raste të reja me COVID-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Krasniqi, nip i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka…