ShBA-ja sanksionon edhe ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut

05 dhjetor 2023 | 15:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë njoftuar të martën se e kanë vendosur nën sanksione politikanin maqedonas, Koço Angjushev, një ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në ShBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

“Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon përkushtimin e ShBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh).

Në fund të njoftimit është bërë me dije se sanksionimi përfshin edhe gruan e Angjushev, Elizavetën dhe fëmijët Angel dhe Ognen.

“Këto përcaktime publike janë bërë sipas seksionit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura, 2023, siç është përcjellë nga Akti i Ndarjeve të Vazhduara, 2024 (Div. A, P.L. 118-15). Departamenti po cakton gjithashtu gruan e Angjushev, Elizabeta, dhe fëmijët, Angel dhe Ognen, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, ka njoftuar DASh-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Adem Demaçi në Podujevë, Adem…