ShBA-ja, Serbisë: Mos e anuloni paradën për të drejtat e LGBT-së

31 gusht 2022 | 08:21

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Serbia që ta mbajë paradën më të madhe në Evropë “EuroPride2022”, për të drejtat e komunitetit LGBT.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte njoftuar ditë më parë se parada do të anulohet për shkak të problemeve të brendshme në Serbi. Njoftimi ishte përcjellë me kritika brenda.

“Liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të rinovojë angazhimin e saj për të pritur #EuroPride2022. Të drejtat LGBT janë të drejta të njeriut”, ka shkruar sekretari amerikan në llogarinë e vet në “Twitter”.

Pos kritikave për anulimin, ka pasur edhe mbështetje. Një protestë e madhe e organizuar të dielën në Beograd grumbulloi mijëra njerëz që kërkonin mbrojtjen e vlerave ortodokse dhe familjare.

Për sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë nga Serbia që të mbahet kjo paradë – diçka që Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabian Ruiz i është bashkuar skuadrës së Paris Saint Germain.…