ShBA-ja s’tërhiqet nga kushti i Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KE

22 mars 2024 | 16:36

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

O’Brieni ka përmendur progresin e Kosovës me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, për të cilën ka thënë se ka marrë shumë kohë, teksa nuk është tërhequr nga kushti për themelimin e Asociacionit.

“Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një progres i mirë dhe ne në mënyrë publike i kemi përshëndetur hapat që qeveria ka ndërmarrë. Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja (Dora Bakoyannis) ka thënë se Kosova duhet të ecë përpara me çështjen e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës. Raportuesja e ka bërë të qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, ka thënë O’Brieni në një konferencë online.

Po ashtu, emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditë më parë ka thënë se Kosova është e kushtëzuar me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamtumira e Xavi Hernandez në fund të sezonit është gjithçka…