ShBA-ja tregon numrin e shteteve në të cilat Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje

14 shtator 2022 | 08:18

Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për të ndikuar te politikanët në më shumë se 24 vende, pretendon ShBA-ja, raporton BBC-ja.

Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

Një zyrtar i lartë nga administrata e presidentit Joe Biden tha: “Ne mendojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut”.

Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje. Vetë Moska e ka akuzuar vazhdimisht ShBA-në për ndërhyrje jashtë vendit.

Inteligjenca amerikane “vlerëson se këto janë shifra minimale dhe se Rusia ka të ngjarë të ketë transferuar fonde shtesë fshehurazi në rastet që kanë mbetur të pazbuluara”, tha zyrtari i administratës Biden gjatë një konference telefonike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë,…