SHBA-ja zhvillon fluturime mbikëqyrëse mbi Ukrainë

06 dhjetor 23:51

Pentagoni njoftoi sot se ka zhvilluar një fluturim vëzhgues mbi Ukrainë, për të ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për këtë vend pas kapjes së luftanijeve ukrainase nga Rusia në Detin Azov.

“SHBA-ja dhe aleatët zhvilluan sot një fluturim vëzhgues konform me traktatin Open Sky”, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes në një komunikatë, shkruan “ATSh”.

Traktati i quajtur “Open Sky” (Qiell i Hapur) i mundëson 34 vendeve nënshkruese të marrëveshjes së Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSCE), për të fluturuar mbi territoret respektive që të verifikojnë lëvizjet e tyre ushtarake dhe për të kontrolluar armatimet e njeri-tjetrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani shqiptar dhe ish deputeti i Deklaratës së 2 Korrikut,…