SHBA-ja zoton pesë milionë dollarë për shkatërrim të armëve konvencionale në Kosovë

07 tetor 2019 | 16:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë zotuar edhe pesë milionë dollarë për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës (ERW) në Kosovë.

I paraparë të zbatohet brenda katër viteve  (2020-2023), ky program pritet t’ia kthejë popullit të Kosovës së paku 4.298.442 metra katrorë tokë të rrezikshme.

“Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996. Ky kontribut do t’i adresojë vendet me ndikim të lartë që janë të kontaminuara me municione kasetore dhe ERW, duke ua kthyer përfundimisht tokën e kontaminuar me mbetje të minave tokësore autoriteteve për ta adresuar me kapacitetin e tyre kombëtar”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Prej vitit 1996 deri në vitin 2019, programi i ShBA-së për shkatërrim të armëve konvencionale ka investuar më shumë se 9.7 milionë dollarë në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për ta adresuar trashëgiminë e municioneve kasetore dhe ERW.

Nga tetori i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara kanë mundësuar që popullit të Kosovës t’i kthehen 3.254.566 metra katrorë tokë. Deri në fund të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara do të kenë kontribuar në kthimin e së paku 4.288.561 metrave katrorë tokë që nga tetori i vitit 2016.

Programi i Shteteve të Bashkuara për armë konvencionale në Kosovë zbatohet nga HALO Trust (TrusTit HALO) dhe Norwegian People’s Aid (NPA) (Ndihma e Popullit Norvegjez) (NPA) me mbështetje të Qendrës së Kosovës për Veprim ndaj Minave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zyrtarizuar kalendarin e garave…