ShBA kërkon ndaljen e dhunës në Libi

08 prill 2019 | 16:27

Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” nga luftimet pranë kryeqytetit të Libisë, Tripoli, dhe bënë thirrje për “ndalimin e menjëhershëm” të ofensivës së udhëhequr nga Ushtria Kombëtare e Libisë.

Ky grup udhëhiqet nga gjenerali Khalifa Haftar dhe synon të marrë kontrollin e Tripolit nga qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

“E kemi bërë të qartë se ne kundërshtojmë ofensivën ushtarake të forcave të Khalfia Haftarit. Fushata e njëanshme ushtarake në Tripoli rrezikon civilët dhe minon perspektivat për një të ardhme më të mirë për të gjithë libianët”, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Qeveria e Libisë ka njoftuar se së paku 21 njerëz u vranë dhe 27 u plagosën në luftimet që kanë nisur të enjten e kaluar, nga jugu dhe perëndimi i Tripolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë nacionaliste në Evropë shpallën një aleancë, me qëllim të,…