SHBA: Nis mbyllja e klinikave të abortit pas vendimit të Supremes

25 qershor 2022 | 09:53

Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtete amerikane, pas vendimit të Gjykatës Supreme të premten, i cili ua merr grave të drejtën për një procedurë të tillë.

Rreth gjysma e shteteve amerikane pritet që të prezantojnë kufizime të reja apo ndalesa, pas vendimit të gjykatës për të përmbysur vendimin e marrë 50 vjet më parë për abortin, të njohur si Roe v Wade.

Trembëdhjetë shtete veçse kanë ndaluar abortin me automatizëm.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar vendimin si “gabim tragjik”.

Menjëherë pas vendimit kanë nisur protesta në rajone të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin policor i koduar “Distribute”,…