Shpërndante lëndë narkotike, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë

25 qershor 2022 | 09:48

Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin policor i koduar “Distribute”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar i cili është zënë duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Në rrugën ‘Athina’ në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht në Kosovë janë 189 raste aktive me Covid-19. Në…