SHBA nuk ua vazhdon vizat studentëve të huaj nëse mësimet mbahen online

07 korrik 2020 | 13:21

Në rast se universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin që të kalojnë në sistemin e mësimdhënies online, studentët ndërkombëtarë do të duhet të largohen nga vendi, ndryshe rrezikojnë të dëbohen, njoftoi Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Mbikëqyrjes së Doganave (via CNN).

Vendimi mund të prekë mijëra studentë që shkojnë në SHBA për të ndjekur universitetet ose për të marrë pjesë në programe trajnimi, studime jo-akademike ose profesionale.

Shumë universitete në SHBA kanë marrë vendimin për të kaluar në mësimdhënie online si rezultat i pandemisë së koronavirusit. “Ka kaq shumë pasiguri. Është vërtet zhgënjyese,” tha për CNN Valeria Mendiola, studente e diplomuar në Harvard’s Kennedy School of Government. “Nëse do të duhet të kthehem në Meksikë unë do të kthehem sepse e kam mundësinë, por shumë studentë ndërkombëtarë nuk munden.”

Sipas njoftimit, departamenti i shtetit nuk do të lëshojë viza për studentët, cikli i studimeve të të cilëve është totalisht online. Këtu përjashtohen institucionet arsimore që do të funksionojnë përmes një modeli-hibrid, pra do të ketë përzierje klasash online dhe fizike.

Brad Farnsworth, nënkryetar i Këshillit Amerikan për Arsimin, u shpreh se njoftimi “e kapi atë dhe shumë të tjerë në befasi”. “Mendojmë se do të krijojë më shumë konfuzion dhe më shumë pasiguri,” tha ai, organizata e të cilit përfaqëson rreth 1,800 kolegje dhe universitete. “Po shpresonim për më shumë vlerësim të të gjitha mundësive të tjera”.CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…