ShBA ofron deri në 15 milionë dollarë për informacione mbi rrjetet iraniane të naftës që lehtësojnë aktivitetin e Gardës Revolucionare

13 maj 2026 | 08:08

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacione që lidhen me dërgesat e naftës të lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane dhe rrjetet që lehtësojnë aktivitetet e saj.

Në një deklaratë të publikuar nga programi “Shpërblime për Drejtësi”, autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje personave që disponojnë informacione mbi transportet e naftës bruto, anijet cisternë të përfshira, kompanitë e përdorura apo individët e lidhur me transferimet e cilësuara si “të paligjshme”, që të bashkëpunojnë me autoritetet amerikane.

Sipas Washingtonit, Irani prej kohësh përdor rrjete ndërkombëtare transporti dhe ndërmjetësimi për të shmangur sanksionet ekonomike të vendosura nga SHBA-ja dhe për të financuar aktivitete ushtarake si edhe grupe aleate në Lindjen e Mesme.

Autoritetet amerikane kanë shtuar përpjekjet për të goditur financimin e strukturave të lidhura me Gardën Revolucionare, të cilën SHBA e konsideron organizatë terroriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një raporti të publikuar nga Wall Street Journal, Emiratet…