SHBA paralajmëron Kinën: Do mbani përgjegjësi nëse Rusia fiton në Ukrainë!

10 prill 2024 | 12:40

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmruar Kinën se do të mbajë përgjegjësi nëse Rusia arrin të përmbushë objektivat për pushtimin e Ukrainës.

Paralajmërimi erdhi pas vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov për rinovimin e premtimeve për bashkëpunim mes dy vendeve.

Kurt Campbell, një zyrtar i lartë diplomatik amerikan, tha se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Evropë ishte “misioni historikisht më i rëndësishëm” për Shtetet e Bashkuara. Diplomati paralajmëroi se përfitimet territoriale të Rusisë mund të ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë në Evropë në një mënyrë të papranueshme.

Nga ana tjetër, përgjigjia nga Kina nuk ka vonuar, me zëdhënësen e ministrisë së Jashtme, Mao Ning e cila u shpreh se bashkëpunimi me Rusinë nuk mund të pengohet nga SHBA dhe se Kina nuk pranon kritika apo presion nga askush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit…