Shefi i BE-së në Kosovë dhe kryeprokurori Lumezi bisedojnë për luftimin e korrupsionit

01 mars 2021 | 15:45

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,  është takuar me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, me të cilin ka biseduar  për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

“Takim i mirë sot me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi. Shkëmbime të hapura për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. BE pret rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ për Raportin e ardhshëm të 2021!”, ka shkruar Szunyogu  në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj…