Shefi i BE-së në Kosovë: Që pesë vjet s’po zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

19 maj 2021 | 11:11

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se edhe pas pesë vjetësh që kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur për tokën e Manastirit të Deçanit, vendimi nuk po zbatohet.

“Më vjen keq që pesë vjet kur Gjykata Kushtetuese mori vendim për mosmarrëveshjen e tokës në Deçan, vendimi ende nuk po zbatohet. Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ai i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i kanë dërguar letër presidentit ekzekutiv të “Europa Nostra”-s në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim…