Shefi i BE-së viziton kryetarin e Vushtrrisë, temë diskutimi përkrahja për bujqësinë

31 maj 2022 | 14:04

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar komunën e Vushtrrisë, në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”, e cila ka për qëllim promovimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ambasadori Szunyog fillimisht është pritur në takim nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Pas takimit ata janë deklaruar për medie, ku kanë treguar se kanë biseduar për krizën ekonomike dhe mundësitë si ajo të tejkalohet më lehtë, mbështetjen për bujqit dhe bashkëpunimin e komunës me komunitetet joshumicë.

Szunyog e Idrizi më pas kanë ecur këmbë deri te Kalaja në qendër të qytetit, të cilën e kanë vizituar dhe nga brenda.

“Ne i kemi mbështetur disa projekte në komunën e Vushtrrisë. Nuk jemi të fokusuar vetëm në projekte publike por edhe në të kaluarën kemi pasur fonde për mbështetje të bizneseve. Njëra nga to është bujqësia. Kemi disa fonde që i mbështesim kompanitë vendore në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Do ta vazhdojmë mbështetjen edhe për këtë vit”, ka thënë Szunyog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është…