Shefi i diplomacisë ukrainase: Mungesa e municionit, problemi ynë më i madh

12 mars 2023 | 09:01

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Gjermanisë gjatë një interviste, që të përshpejtojë dërgimin e municionit dhe të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas me aeroplanët luftarak perëndimor.

Kuleba për Bild am Sonntag ka thënë mungesa e municionit mbetet problem numër një për Ukrainën, që po bën të pamundurën për të ndërprerë invazionin rus, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se prodhuesi gjerman i armëve muajin e kaluar në konferencën për siguri në Munchen, ka njoftuar se janë të gatshëm për shpërndarjen e dërgesave, por se janë duke pritur nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e qeverisë.

“Pra, problemi është në qeveri”, shtoi shefi i diplomacisë ukrainase.

Ai theksoi ka lërë të kuptohet se nuk pret që aleatët perëndimorë t’i japin aeroplanëve luftarakë Ukrainës, të cilët i ka kërkuar prej fillimit të luftës.

Megjithatë, ai këmbëngulë se pilotët ukrainas do të duhej të trajnoheshin që të jenë të gatshëm.

“Nëse Gjermania do të trajnonte pilotët ukrainas, do të ishte porosi e qartë për angazhimin politik”, shtoi Kuleba.

Gjithashtu është bërë e ditur nga ai se Ukraina do të vazhdojë ta mbrojë qytetin Bakhmut, pikën më të nxehtë të luftimeve në Ukrainë.

“Po të ishim tërhequr nga Bakhmuti, çfarë do të ndryshonte? Rusia do ta merrte Bakhmutin dhe do të vazhdonte ofensivën në Chasiv Jar, pasi do të kishte të njëjtin fat çdo qytet tjetër”, shtoi Kuleba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në…